KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një muaj më parë RTK-ja kishte vendosur t’i shiste pajisjet që iu vodhën

Një muaj më parë RTK-ja kishte vendosur t’i shiste pajisjet që iu vodhën

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bakshi të Obiliqit, në një objekt të braktisur të RTK-së.

Sipas Policisë, nga aty persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit dhe nga aty kanë arritur të marrin gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera në vlerë rreth 30.000 euro.

Në një mbledhje të Bordit në muajin tetor të këtij viti ishin ngritur shqetësime rreth këtyre pajisjeve, të cilat nuk po i ruante askush, ndërsa me propozim të drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, Bordi kishte vendosur t’i shiste këto pajisje, shkruan Zeri.info.

Më 2 tetor, Bordi me 7 vota për, asnjë kundër kishte miratuar propozimin e drejtoreshës Spahiu që pajisjet të dilnin në shitje, ndërsa vjedhja sipas raportit të policisë ka ndodhur dje më 11 nëntor.

Në mbledhjet e Bordit të RTK-së, të cilat disa prej tyre i ka monitoruar edhe “Zëri”, shpeshëherë është ngritur shqetësimi se objektet në të cilat ruhen pajisjet që janë jashtë funksionit nuk i plotësonin kushtet, ndërsa ato nuk kishin as kamera ose personel për sigurimin fizik të tyre. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.