KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një mbrëmje, një kauzë, një mesazh – Cineplexx Prishtina bashkon figura publike për “Tetorin Rozë”

Një mbrëmje, një kauzë, një mesazh – Cineplexx Prishtina bashkon figura publike për “Tetorin Rozë”

Solidariteti, ndërgjegjësimi dhe mbështetja për gratë që përballen me kancerin e gjirit bënë bashkë figura të njohura publike, përfaqësues institucionesh dhe profesionistë shëndetësorë në një mbrëmje kushtuar një kauze që prek gjithë shoqërinë.

Të enjten, në Cineplexx Kosova, në ambientet e Albi Mall, u organizua një aktivitet në kuadër të “Tetorit Rozë”, përmes shfaqjes së filmit “DUA”, me iniciativën e Cineplexx, në bashkëpunim me Women’s Secret dhe Medical Park.

Në mesin e të pranishmëve ishin ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, regjisoria Blerta Basholli Onkologu Ilir Kurtishi, presidentja Justina Shiroka – Pula e shumë të tjerë, të cilët ndanë mesazhe për rëndësinë e vetëdijesimit, kontrolleve të rregullta dhe mbështetjes së grave të prekura nga kjo sëmundje.

Iniciativa kishte edhe një dimension konkret humanitar, të ardhurat nga shitja e biletave do t’i dedikohen Repartit Onkologjik në QKUK, ndërsa Medical Park ofroi 10 ekografi dhe 10 mamografi falas.

Në anën tjetër, Women’s Secret do të dhurojë sutjena onkologjike për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Erjona Musliu, menaxhere e marketingut në Cineplexx, u shpreh e kënaqur që përmes këtij bashkëpunimi po i japin jetë kauzës “Gratë mbështesin gratë”.

Erjona Musliu

Ajo theksoi se donacioni për gratë që trajtohen në Onkologji është një kontribut simbolik, me shpresën se do të sjellë sadopak mbështetje për to.

Ndërkaq, Fidan Kapuqi, menaxher i marketingut po ashtu në Cineplexx, përcolli një mesazh të qartë për publikun, të mos neglizhohen kontrollet e rregullta, pasi zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit mund të shpëtojë jetë.

Fidan Kapuqi

Edhe onkologu Ilir Kurtishi u bëri thirrje grave që të vazhdojnë kontrollet dhe të mos e humbin besimin gjatë përballjes me sëmundjen.

Ai theksoi rëndësinë e motivimit dhe mbështetjes mes grave, në mënyrë që ato që po trajtohen të frymëzojnë edhe të tjerat që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Ilir Kurtishi

Ish-presidentja Atifete Jahjaga vlerësoi rëndësinë e iniciativave të tilla, duke rikujtuar se kanceri i gjirit nuk prek vetëm individin, por edhe familjen dhe rrethin.

Ajo përmendi shifrat shqetësuese të rasteve të reja në Kosovë, duke theksuar se sëmundja mund të prekë edhe burrat, jo vetëm gratë.

Atifete Jahjaga

Në këtë thirrje për ndërgjegjësim u bashkua edhe regjisorja Blerta Basholli, e cila theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta, veçanërisht për personat që kanë histori familjare të kancerit.

Nënvizoi se zbulimi sa më i hershëm është thelbësor për përballjen me sëmundjen.

Blerta Basholli

Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synuan të rikujtojnë se mbështetja për gratë e prekura nga kanceri i gjirit nuk duhet të kufizohet vetëm në muajin tetor, por të shndërrohet në një angazhim të vazhdueshëm të shoqërisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.