Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është publikuar një citat i tij nga nata e fitores së 17 nëntorit 2007, kur vendi po i afrohej shpalljes së pavarësisë.
“Sonte ora ka ndryshuar. Ka filluar një shekull i ri. Kosova është e gatshme të ecë përpara në rrugën që do ta afrojë drejt pavarësisë”, thuhet në citatin e publikuar në faqen e tij e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Publikimi vjen në një ditë kur Thaçi ndodhet në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e dytë ndaj tij, lidhur me akuzat për vepra që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.
Burimi: klankosova.tv ↗

