Një ari në Ankara të Turqisë ka vendosur të bëjë një “kontroll të një koshi mbeturinash”.
Megjithatë, aventura e tij përfundoi me një aksident të vogël.
Ariu shtyu një kontejner mbeturinash, i cili përfundoi duke u përplasur me një veturë të parkuar.
Me sa duket, “kontejneri nuk kishte frena, ndërsa ariu nuk kishte as patentë shoferi”.
E pronari i veturës tani ka “një arsye më tepër” për të mos e parkuar më aty! /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

