KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Një klub legjendar”, fjalët e para të Jeremy Jacquet pas përfundimit të transferimit te Liverpooli

“Një klub legjendar”, fjalët e para të Jeremy Jacquet pas përfundimit të transferimit te Liverpooli

Mbrojtësi francez, Jeremy Jacquet është konfirmuar sot (e mërkurë), 1 korrik, si lojtar i ri i Liverpoolit përpara fillimit të sezonit 2026/27.

Në një intervistë me mediat e klubit, ai shprehu ndjenjat e tij pas bashkimit me Reds.

“Jam i lumtur, jam shumë i lumtur. Kur shoh mjediset, mund ta shoh veten atje. Ndihem mirë këtu dhe jam shumë i emocionuar që do të filloj”, ka thënë fillimisht Jacquet.

“Është një klub legjendar dhe filozofia e projekti i futbollit më tërhoqën shumë. Unë dhe familja ime besojmë se kemi bërë zgjedhjen e duhur dhe ndihemi vërtet të lumtur këtu”.

“Po, kam parë shumë video (mbi Liverpoolin), kryesisht ato më të fundit dhe kryesisht në kanalin e klubit në YouTube, për të parë gjëra të tilla si ajo që ndodh gjatë stërvitjes dhe për të hedhur një vështrim prapa në historinë e klubit. Edhe pse nuk i kam kuptuar ende të gjitha, do të jem menjëherë në dijeni së shpejti”, përfundoi 20-vjeçari.

Ndryshe, Jacquet i është bashkuar klubit nga Rennes dhe do të veprojë si zëvendësim për Ibrahima Konate, i cili u largua gjatë verës te Real Madridi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.