Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Si po e ndihmon Rusia, Iranin?

    September 16, 2026

    Afrim Gashi pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Beteja për drejtësi vazhdon

    September 16, 2026

    Fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders gjendet i vdekur në një liqen

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Si po e ndihmon Rusia, Iranin?
    • Afrim Gashi pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Beteja për drejtësi vazhdon
    • Fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders gjendet i vdekur në një liqen
    • “Sapo përfundova vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në Hagë
    • KRU Bifurkacioni njofton për ndërprerje të ujit nesër në tri fshatra
    • Flirtimin e kanë në gjak, katër shenja që fitojnë pothuajse pa asnjë përpjekje
    • SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse
    • Si ta kuptoni që fëmija juaj po bullizohet nga bashkëmoshatarët? Ja disa shenja
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, September 16
    • Ballina
    • Lajme

      Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës

      September 16, 2026

      Vendimi i Speciales ndaj katër ish krerëve të UÇK-së, Hamza: Një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

      September 16, 2026

      Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugës

      September 16, 2026

      Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person

      September 16, 2026

      Tensione në Hagë, arrestohen disa protestues

      September 16, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

      September 16, 2026

      Sot vranët dhe me riga shiu

      September 15, 2026

      Pas motit të nxehtë, pritet ulje e ndjeshme e temperaturave

      September 14, 2026

      Java nis me vranësira, temperaturat rriten gradualisht

      September 14, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore

      September 13, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Një humbje që ndryshon gjithçka? Trajneri i Chelseat në rrezik serioz

    Një humbje që ndryshon gjithçka? Trajneri i Chelseat në rrezik serioz

    korrektpressBy korrektpressMarch 16, 2026 Chelsea 3 Mins Read
    Një humbje që ndryshon gjithçka? Trajneri i Chelseat në rrezik serioz
    Një humbje që ndryshon gjithçka? Trajneri i Chelseat në rrezik serioz
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Trajneri Liam Rosenior mund të përballet me shkarkim nga drejtimi i Chelseat, pasi periudha pozitive pas marrjes së detyrës duket se ka marrë fund.

    Sipas një raporti nga Sky Sports në Francë, burime pranë klubit sugjerojnë se trajneri 41-vjeçar ka pak gjasa të vazhdojë në krye të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

    Rosenior e ndërtoi reputacionin e tij si trajner në Francë me Strasbourg dhe besohet se, nëse aventura e tij në “Stamford Bridge” përfundon më herët se sa pritej, ai mund të rikthehet lehtësisht për të punuar sërish në futbollin francez.

    Raporti thekson se në klub po zhvillohet një “kërkim i dëshpëruar për stabilitet dhe rezultate” që përputhen me ambiciet e drejtuesve.

    Megjithatë, drejtuesit e klubit ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e trajnerit, ndërsa Rosenior mbetet i fokusuar te ndeshjet e mbetura të sezonit.

    Aktualisht, Chelsea renditet në vendin e gjashtë në Ligën Premier, vetëm një pikë larg vendit të pestë që pritet të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe tre pikë pas vendit të katërt që mbahet nga Aston Villa.

    Me tetë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, kualifikimi në Ligën e Kampionëve duket të jetë minimumi i pritshmërive nga pronarët e klubit.

    Që nga ardhja e tij në krye të skuadrës më 6 janar, kur zëvendësoi Enzo Maresca, Rosenior ka arritur rezultate relativisht të mira.

    Në kampionat, skuadra ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe dy humbje.

    Chelsea dënohet për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier

    Humbja e fundit në shtëpi ndaj Newcastle United ishte veçanërisht zhgënjyese, duke pasur parasysh garën e ngushtë për vendet që çojnë në Ligën e Kampionëve.

    Trajneri është kritikuar edhe për mënyrën e veçantë se si skuadra e tij grumbullohet rreth topit para fillimit të ndeshjeve, një ritual që sipas tij bëhet për të “respektuar topin”.

    Para ndeshjes me Newcastle United, arbitri refuzoi të lëvizte gjatë këtij momenti, duke krijuar një situatë të sikletshme në fushë.

    Megjithatë, statistikat tregojnë se Rosenior ka një përqindje fitoreje prej 59 për qind, më të lartë se 49 për qind që kishte paraardhësi i tij Enzo Maresca, i cili gjithashtu kishte fituar edhe FIFA Club World Cup gjatë kohës së tij në klub.

    Gazetari anglez zbulon se Chelsea do të shpenzojë shumë në verë

    Pavarësisht kësaj, presioni mbi trajnerin mbetet i madh, që kur Roman Abramovich mori drejtimin e klubit në vitin 2003, në stolin e Chelseat kanë kaluar rreth 20 trajnerë të ndryshëm, përfshirë edhe ata të përkohshëm.

    Kjo traditë e ndryshimeve të shpeshta ka vazhduar edhe pas blerjes së klubit në vitin 2022 nga Clearlake Capital.

    Nëse Rosenior dëshiron të mbetet në krye të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm, duket se sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve do të jetë faktori vendimtar për të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Klubit të njohur anglez i ndalohet transferimi i yllit të Man Utd që cilësohet si “Messi i ri”

    Barcelona vendos çmimin për Alejandro Balden, tre klube të interesuara për transferimin e yllit

    Man Utd konsideron trajnerin e njohur italian si zëvendësues të Carrickut

    Barcelona i thotë “jo” Liverpoolit për yllin e mesfushës

    Juventusi e kërkon në janar, Arsenali i hap derën largimit të yllit të skuadrës

    “Ky derbi ka qenë gjithmonë special” – Haaland reagon pasi thyen një tjetër rekord

    Shtatë gola të pësuar në katër ndeshje, Man United synon yllin anglez për ta përforcuar mbrojtjen

    LEXO GJITHASHTU

    Si po e ndihmon Rusia, Iranin?

    September 16, 2026

    Afrim Gashi pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Beteja për drejtësi vazhdon

    September 16, 2026

    Fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders gjendet i vdekur në një liqen

    September 16, 2026

    “Sapo përfundova vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në Hagë

    September 16, 2026
    TË TJERA

    KRU Bifurkacioni njofton për ndërprerje të ujit nesër në tri fshatra

    September 16, 2026

    Flirtimin e kanë në gjak, katër shenja që fitojnë pothuajse pa asnjë përpjekje

    September 16, 2026

    SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.