KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Një grua vdes nga murtaja në Siberi, dhjetëra persona në karantinë

Një grua vdes nga murtaja në Siberi, dhjetëra persona në karantinë

Një grua në rajonin e largët siberian të Irkutskut ka vdekur nga murtaja, tha të premten një zyrtar rajonal, ndërsa një media ruse raportoi se dhjetëra persona ndodheshin në karantinë.

Mediat lokale e identifikuan atë si Darya Shipilova, një teknike laboratori 28-vjeçare.

Media “People of Baikal” raportoi se ajo punonte në Institutin Kundër Murtajës të Irkutskut dhe mund të jetë infektuar me murtajë pulmonare nga një epruvetë e thyer, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Deri në 200 persona me të cilët ajo mund të ketë pasur kontakte ndodheshin në karantinë, shtoi media në fjalë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Nuk pati asnjë deklaratë të menjëhershme nga Ministria ruse e Shëndetësisë dhe agjencia AFP nuk mundi t’i verifikonte këto raportime.

Alexei Tsydenov, guvernatori i rajonit rus të Burjatisë, kishte njoftuar më herët përmes një postimi në rrjetet sociale se një grua në rajonin fqinj të Irkutskut kishte “vdekur nga murtaja”.

Murtaja është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret.

Murtaja pulmonare është shumë ngjitëse dhe mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet në fazat e hershme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.