Një rast i kërcënimit është raportuar në Gjakovë, ku një grua me shtetësi të huaj ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 23 maj 2026, rreth orës 09:30, ndërsa viktima ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar me publikimin e fotografive dhe videove të saj në rrjete sociale.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, ende nuk është lokalizuar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
