KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Një film i frymëzuar nga lufta ruso-ukrainase po xhirohet në Zagreb

Një film i frymëzuar nga lufta ruso-ukrainase po xhirohet në Zagreb

Në Zagreb po zhvillohen xhirimet e filmit të ri “Snake Island”, i frymëzuar nga ngjarjet e luftës ruso-ukrainase.

Në sheshxhirim në qendër të qytetit janë parë dy yje të njohur të Hollywoodit, Adrien Brody dhe Sean Penn.

Për xhirimet, pranë hotelit të famshëm Esplanade dhe përgjatë rrugës Mihanoviceva janë vendosur barriera, ndërsa në zonë janë parë aktorë të veshur me uniforma ushtarake, duke krijuar një atmosferë të ngjashme me një zonë lufte.

Foto: Marko Seper/Pixsell

Filmi drejtohet nga regjisori Doug Liman, i njohur për filmat e serisë “Jason Bourne”.

Sipas raportimeve, ngjarja fokusohet te një ekip sekret zhytësish ukrainas, të cilët përfshihen në një mision të rrezikshëm nën ujë, në muajt para pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Historia lidhet me një prej mistereve të luftës, identiteti i personave përgjegjës për të cilin ende mbetet i debatueshëm dhe nuk është zgjidhur zyrtarisht.

Në projekt është angazhuar edhe drejtori i fotografisë Henry Braham, i cili ka punuar me Liman në tre filmat e tij të fundit.

I gjithë “Snake Island” është planifikuar të realizohet në Kroaci gjatë vitit 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.