KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Një emër surprizë në sulm dhe shumë mungesa: Zidane publikon listën e Francës për Ligën e Kombeve

Një emër surprizë në sulm dhe shumë mungesa: Zidane publikon listën e Francës për Ligën e Kombeve

Zinedine Zidane ka publikuar listën e dytë të futbollistëve të ftuar te Përfaqësuesja e Francës, në prag të dy ndeshjeve vendimtare ndaj Italisë dhe Turqisë në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi francez ka pasur disa dilema në përpilimin e listës, pasi një numër i madh futbollistësh janë të lënduar, ndërsa Dayot Upamecano do të mungojë në udhëtimin drejt Italisë për shkak të suspendimit.

William Saliba, Jules Kounde, Maxence Lacroix, Manu Kone, Ousmane Dembele dhe Esteban Lepaul janë disa nga emrat që nuk do të jenë në dispozicion të Zidane për këtë grumbullim.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë një emër i ri në listë. Sulmuesi Pablo Pagis ka marrë ftesën e parë në ekipin e parë të Francës, duke u shndërruar në surprizën kryesore të përzgjedhjes së Zidane.

Në listë rikthehet edhe Aurelien Tchouameni, ndërsa Malo Gusto është përfshirë për të mbuluar mungesën e Koundes. Ftesë kanë marrë gjithashtu Andy Diouf, Jeremy Jacquet dhe Lucas Da Cunha.

Në repartin ofensiv, Zidane do të mbështetet te Kylian Mbappe dhe Michael Olise, ndërsa në dispozicion do të ketë edhe Bradley Barcola, Desire Doue dhe Marcus Thuram, i cili rikthehet në kombëtare.

Franca kryeson grupin me 10 pikë, e ndjekur nga Italia me shtatë dhe Belgjika me gjashtë, ndërsa Turqia është e fundit pa pikë.

Franca fillimisht do të udhëtojë në Milano për t’u përballur me Italinë më 12 nëntor, kurse më 15 nëntor do ta presë Turqinë. Një barazim në ndeshjen ndaj italianëve do të mjaftonte për t’ia siguruar Francës kualifikimin në çerekfinale.

Lista e plotë e Francës:

Portierë: Mike Maignan, Guillaume Restes, Robin Risser.

Mbrojtës: Andy Diouf, Malo Gusto, Jeremy Jacquet, Pierre Kalulu, Ibrahima Konate, Adrien Truffert, Dayot Upamecano, Leny Yoro.

Mesfushorë: Eduardo Camavinga, Rayan Cherki, Lucas Da Cunha, Adrien Rabiot, Aurelien Tchouameni, Warren Zaire-Emery.

Sulmues: Bradley Barcola, Desire Doue, Kylian Mbappe, Michael Olise, Pablo Pagis, Marcus Thuram.

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.