KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një ditë para Marshit për Liri, Haziri sjell dëshminë e Rugovës në hagë për UÇK-në

Një ditë para Marshit për Liri, Haziri sjell dëshminë e Rugovës në hagë për UÇK-në

Një ditë para “Marshit për Liri”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka publikuar një pjesë të dëshmisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Hagë, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq.

Në pjesën e dëshmisë së publikuar nga Haziri, Rugova flet për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se ajo ishte krijuar nga populli dhe patriotët, pas fillimit të sulmit ushtarak ndaj Kosovës.

“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga patriotët, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën, dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës”, citohet të ketë thënë Rugova në dëshminë e tij.

Haziri e ka publikuar këtë pjesë të dëshmisë një ditë para marshit që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve dhe ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.