KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një delegacion nga Gjermania arrin në Junik, i pranishëm Abazi

Një delegacion nga Gjermania arrin në Junik, i pranishëm Abazi

Një delegacion nga Gjermania ka qëndruar për vizitë në Junik, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu.

Lajmin e ka bërë të ditur Shehu përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se delegacioni kryesohej nga kryetari i Komunës së Nüteshtrumtalit, Stefan Shedin.

Në delegacion ishin edhe Jovita Galster-Dëring, Sasha Shmit dhe Kristina Shrajber, ndërsa i pranishëm ishte edhe Mustaf Abazi, drejtor i kompanisë Go East GmbH, president i Rrjetit të Bizneseve Gjermano-Shqiptare dhe nënkryetar i Shoqatave Gjermano-Kosovare.

Gjatë vizitës, delegacioni së bashku me kryetarin Shehu vizitoi Institucionin Parashkollor “Yjet e Gjeravicës”, ku u njoh nga afër me ambientet dhe aktivitetet e këtij institucioni.

Më pas u mbajt një takim pune, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me synimin për të krijuar partneritete dhe projekte konkrete që do të kontribuonin në zhvillimin e Junikut.

Vizita u përmbyll me pjesëmarrjen në Darkën tradicionale të Lamës, të organizuar nga Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, ku mysafirët nga Gjermania patën mundësi të njihen më nga afër me traditat, kulturën dhe mikpritjen e kësaj komune.

Shehu ka theksuar se përmes partneriteteve me komunat dhe institucionet gjermane synohet të krijohen mundësi të reja zhvillimi, shkëmbim përvojash dhe iniciativa në të mirë të qytetarëve të Junikut./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.