KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar

Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:30 ka pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra”.

Si pasojë e incidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë nga plagët e marra, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me një mjet të mprehtë.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të lënduarve ndodhet edhe personi i dyshuar për rastin.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.