KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nivokazi në superformë, realizon dy gola të shpejtë ndaj Vaduzit – gjurmë lë edhe Donat Rrudhani

Nivokazi në superformë, realizon dy gola të shpejtë ndaj Vaduzit – gjurmë lë edhe Donat Rrudhani

Rilind Nivokazi po kalon një moment fantastik në futbollin zviceran, ndërsa ka qenë protagonist i madh në ndeshjen që Sioni po e zhvillon aktualisht në udhëtim ndaj Vaduzit, në kuadër të javës së 13-të të kampionatit.

Sulmuesi ka realizuar dy gola brenda vetëm katër minutash, duke shënuar fillimisht në minutën e 11-të dhe më pas në të 15-tën.

Te goli i parë, Nivokazi u asistua nga Donat Rrudhani, i cili kontribuoi në epërsinë e skuadrës mysafire.

Me këto dy realizime, Nivokazi ka arritur në kuotën e pesë golave në kampionatin zviceran, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon këtë sezon.

Në anën tjetër, nga minuta e parë për Vaduzin po luan edhe Lutfi Dalipi, i cili ditë më parë refuzoi mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.

Futbollisti pritet ta vendosë në të ardhmen se cilën përfaqësuese do ta zgjedhë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Akutalisht Sioni po udhëheq me rezultat të thellë 3-0./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.