KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nisin regjistrimet e nxënësve në klasën e parë dhe parafillore për vitin e ri shkollor në Prishtinë

Nisin regjistrimet e nxënësve në klasën e parë dhe parafillore për vitin e ri shkollor në Prishtinë

Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka filluar procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe në klasën parafillore për vitin e ri shkollor.

Sipas njoftimit, procedurat e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë do të zhvillohen nga 15 maji deri më 15 qershor për vitin shkollor 2026/2027.

Me këtë rast, drejtori i Arsimit, Arianit Elshani, u ka uruar fëmijëve që do ta nisin rrugëtimin e tyre në parafillore dhe fillore një fillim të mbarë dhe suksese në procesin mësimor.

“Drejtori i Arsimit, z. Arianit Elshani, u uron të gjithë nxënësve që do të nisin rrugëtimin e tyre në klasën parafillore dhe fillore një fillim të mbarë, shumë suksese dhe një përvojë të suksesshme në bankat shkollore”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi do të përcillet dhe monitorohet nga sektori përkatës në Drejtorinë e Arsimit, ndërsa prindërit janë ftuar të ndjekin udhëzimet dhe afatet e përcaktuara për regjistrim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.