Në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës kanë nisur punimet për rregullimin e varrezave të lagjes, projekt që po realizohet me vetëiniciativë dhe përkrahje të banorëve lokalë.
Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj nisme është përmirësimi i gjendjes aktuale të varrezave, mirëmbajtja e tyre dhe krijimi i një ambienti më të rregullt dhe të denjë.
Banorët kanë theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për realizimin e këtij projekti, duke e konsideruar atë si një obligim qytetar dhe moral.
“Ftohen të gjithë qytetarët që kanë mundësi të kontribuojnë, qoftë financiarisht apo përmes punës vullnetare, që t’i bashkohen kësaj nisme komunitare”, thuhet në njoftim.
Kjo iniciativë synon të përfshijë sa më shumë banorë, në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më cilësore. /Telegrafi/