KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës “Tirana” në Prizren

Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës “Tirana” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës “Tirana”, në lagjen “Jeta e Re”, në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës publike.

Projekti, i cili përfshin një segment rrugor me gjatësi prej 750 metrash, parasheh ndërhyrje të plota infrastrukturore, me qëllim të përmirësimit të kushteve për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik.

Sipas njoftimit të Komunës, punimet përfshijnë rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në bashkëpunim me KRU “Hidroregjioni Jugor”, rregullimin e infrastrukturës energjetike dhe asfaltimin e rrugës me dy shtresa.

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën publike synojnë krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.