KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nisin punimet për ndriçimin publik në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë

Nisin punimet për ndriçimin publik në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga sot, 7 shtator, kanë nisur punimet në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në kuadër të mirëmbajtjes dhe funksionalizimit të rrjetit të ndriçimit publik.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, gjatë punimeve do të bëhet zëvendësimi i shtyllave të dëmtuara, si dhe funksionalizimi i plotë i ndriçimit publik në këtë rrugë.

Punimet pritet të zhvillohen deri të premten, më 11 shtator 2026.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë zhvillimit të punimeve në këtë segment rrugor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.