KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nis seminari i FIFA-s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

Nis seminari i FIFA-s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka nisur sot (e premte) seminarin dyditor të FIFA-s për gjyqtarët e futbollit, i cili po mbahet në Prishtinë.

Ky seminar shënon fillimin e përgatitjeve për edicionin e ri garues 2026/27 dhe synon avancimin e njohurive teknike, fizike dhe profesionale të gjyqtarëve kosovarë.

Punimet e këtij seminari u hapën nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa ligjërimet po udhëhiqen nga instruktori i FIFA-s, Alan Snoddy dhe eksperti i përgatitjes fizike Simon Breivik.

Programi përfshin temat më aktuale të ndarjes së drejtësisë, ndryshimet në rregullat e lojës për edicionin 2026/27, analizën e incidenteve, përdorimin e VAR-it, integritetin e zyrtarëve të ndeshjes, përgatitjen fizike, menaxhimin e lojës dhe analizën e situatave nga kampionati vendor.

Pjesë e rëndësishme e seminarit janë edhe testet fizike, të cilat zhvillohen sipas standardeve të FIFA-s, duke siguruar që gjyqtarët të jenë maksimalisht të përgatitur për sfidat e sezonit të ri.

Përmes organizimit të seminareve të tilla, FFK ka thënë se vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të gjyqtarëve, duke synuar rritjen e cilësisë së arbitrimit në garat vendore dhe përgatitjen e tyre për angazhime në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.