Kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës “Sadri e Adem Osaj”, e njohur edhe si Rruga e Gushavcit, në Deçan.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se një pjesë e këtij segmenti do të asfaltohet, ndërsa pjesa tjetër do të rregullohet dhe përmirësohet.
Sipas Ramosajt, punimet do të zhvillohen me intensitet të lartë, me synim që projekti të përfundojë deri në fund të këtij muaji.
“Më në fund, pritja e kahmotshme e qytetarëve të Deçanit po merr formë konkrete me nisjen e punimeve në këtë rrugë”, ka shkruar Ramosaj.
Ai ka uruar qytetarët për realizimin e projektit.
“Ta gëzojnë të gjithë qytetarët!”, ka shkruar kryetari i Deçanit. /Telegrafi/