KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nis procesi për restaurimin e ish-“Shtëpisë së Armatës”, objekti do të shndërrohet në Muze të Mitrovicës

Nis procesi për restaurimin e ish-“Shtëpisë së Armatës”, objekti do të shndërrohet në Muze të Mitrovicës

Ka nisur zyrtarisht puna e Grupit Punues Ndërinstitucional dhe Profesional, i cili do të hartojë detyrën projektuese dhe do të përcaktojë kushtet, kriteret teknike dhe standardet profesionale për hartimin e projektit të konservimit, restaurimit dhe muzealizimit të ish-“Shtëpisë së Armatës” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, objekti, bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal, do të shërbejë si selia e përhershme e Muzeut të Mitrovicës.

Ai ka bërë të ditur se ky është një hap i rëndësishëm, pasi për herë të parë në Komunën e Mitrovicës po zhvillohet një proces i tillë me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushave përkatëse dhe institucioneve përgjegjëse.

Sipas tij, puna e grupit do të krijojë bazën për realizimin e një projekti të mirëfilltë, i cili do të mundësojë ruajtjen, restaurimin dhe promovimin e historisë, kulturës dhe identitetit të qytetit.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka përshëndetur fillimin e këtij procesi, duke u uruar punë të mbarë anëtarëve të Grupit Punues.

“Mitrovica e meriton një muze dinjitoz dhe funksional. Sot hodhëm një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij vizioni”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.