KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis pranimi i mbeturinave nga personat fizikë në deponitë sanitare në Fushë Kosovë

Nis pranimi i mbeturinave nga personat fizikë në deponitë sanitare në Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë ka filluar pranimin e mbeturinave nga personat fizikë në deponitë sanitare të Mirashit, Landovicës, Velekincës dhe Dumnicës.

Sipas njoftimit, pranimi i mbeturinave do të bëhet çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Tarifa është 10.31 euro për ton, ndërsa pagesa mund të kryhet vetëm me kartelë bankare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim në këto deponi pranohen mbetjet e ndërtimit dhe demolimit, mobiliet, pajisjet shtëpiake të dëmtuara, si dhe kategori të tjera të lejuara sipas legjislacionit në fuqi.

“Ndërkaq, nuk pranohen mbeturinat e rrezikshme, mbeturinat e lëngshme, materialet eksplozive, radioaktive dhe infektive, mbeturinat që përmbajnë azbest, si dhe çdo lloj mbetjeje tjetër e ndaluar me ligj. Ftojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për një menaxhim të përgjegjshëm të mbeturinave dhe të kontribuojnë në mbajtjen e Komunës sonë të pastër dhe me një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.