KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis pastrimi dhe rregullimi i hapësirave të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Nis pastrimi dhe rregullimi i hapësirave të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Yll Bogaj, ka njoftuar se ka nisur aksioni për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të Stacionit të Autobusëve në kryeqytet.

Sipas njoftimit të tij, aksioni po realizohet në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Lokale “Gjelbër”, me ç’rast po largohen mbeturinat dhe materialet e grumbulluara ndër vite.

Bogaj ka theksuar se Stacioni i Autobusëve është një nga pikat kryesore hyrëse të Prishtinës dhe se hapësirat e tij duhet të jenë të pastra, të sigurta dhe funksionale për qytetarët dhe vizitorët.

Ai ka vlerësuar se ky aksion përbën një hap drejt përmirësimit të kushteve dhe rregullimit të hapësirave publike në kryeqytet.

Në fund, Bogaj ka falënderuar ekipet e NPL “Gjelbër” dhe punëtorët e angazhuar për kontributin e tyre në realizimin e këtij aksioni. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.