KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sonte, më 5 janar, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe votimit nga personat me nevoja të veçanta për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht në 38 komuna të vendit, janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit për personat me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

Paralelisht, në QNR po bëhet vlerësimi dhe verifikimi i pakove me fletëvotime të tërhequra më 2 janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë.

Nga këto janë tërhequr 8,180 pako me fletëvotime, të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë dhe do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit para numërimit.

KQZ gjithashtu ka përmbyllur procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës. Më 5 janar, nga 13 vende të huaja dhe Prishtina janë tërhequr gjithsej 11,867 pako me fletëvotime, të cilat, pasi të arrijnë në Kosovë, do të përpunohen dhe verifikohen para se të numërohen.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka theksuar se të gjitha pakot do të trajtohen sipas procedurave të rregullta për të garantuar integritetin e procesit të votimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.