Pas mbylljes së vendvotimeve në mbarë vendin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e numërimit të votave të hedhura në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.
Qendrat e numërimit kanë filluar pranimin e materialit zgjedhor nga vendvotimet, ndërsa zyrtarët e KQZ-së kanë bërë të ditur se rezultatet preliminare do të publikohen gradualisht në platformën zyrtare të institucionit, sapo të përpunohen të dhënat nga terreni.
Procesi i numërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e komisionerëve, vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim garantimin e transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor.
Ndërkohë, partitë politike dhe kandidatët po presin rezultatet e para zyrtare, teksa mediat kanë publikuar projeksione dhe exit poll-e që japin një pasqyrë fillestare të vullnetit të qytetarëve.
KQZ-ja ka bërë thirrje për durim, duke theksuar se vetëm rezultatet e publikuara nga ky institucion duhet të konsiderohen si referencë zyrtare për ecurinë e zgjedhjeve.
Rezultatet mund t’i shikoni në kohë reale KËTU.
