KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis krasitja e mollëve në Dubravë, të burgosurit angazhohen në plantacionin 2.5 hektarësh

Nis krasitja e mollëve në Dubravë, të burgosurit angazhohen në plantacionin 2.5 hektarësh

Në kuadër të aktiviteteve bujqësore në Burgu i Dubravës, ka nisur procesi i krasitjes së mollëve në plantacionin e këtij institucioni korrektues. Aktiviteti po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se angazhimi i të burgosurve në këto punë ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre profesional në sektorin e bujqësisë.

Sipas njoftimit, ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi praktike që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.

Plantacioni i mollëve, me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh, ofron hapësirë të konsiderueshme për punë praktike, ku të burgosurit angazhohen rregullisht në procese të ndryshme bujqësore, duke fituar përvojë konkrete profesionale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.