KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nis faza e dytë e shpërndarjes së mëshqerrave për 162 fermerë përfitues në Podujevë

Nis faza e dytë e shpërndarjes së mëshqerrave për 162 fermerë përfitues në Podujevë

Komuna e Podujevës ka nisur fazën e dytë të shpërndarjes së mëshqerrave në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”, i cili synon mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Në këtë fazë po shpërndahen rreth 70 mëshqerra për fermerët përfitues, ndërsa në fazën e parë janë ndarë 56 të tilla. Sipas komunës, projekti në tërësi përfshin 162 përfitues, ndërsa pjesa e mbetur e mëshqerrave pritet të shpërndahet në fazat e ardhshme.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behram Latifi, i cili uroi fermerët përfitues dhe theksoi se ky projekt përfaqëson vazhdimësinë e përkrahjes institucionale që Komuna e Podujevës po i ofron sektorit të bujqësisë.

Autoritetet komunale kanë vlerësuar se projekte të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit vendor dhe në përmirësimin e kushteve ekonomike për fermerët në zonat rurale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.