KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

​Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj

​Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha përcolli nga afër asfaltimin e magjiatrales për Ferizaj duke filluar nga Ura e Vogël (te Mobileria Migros) deri te restoranti “Ballkani”.

Traseja e e segmentit nga rruga “Driton Islami” deri te restoranti “Ballkani” pritet të përfundojë me të dyja shtresat e asfaltit dhe të hapet për qarkullim më 5 shtator 2026.

Pas përfundimit të këtij segmenti, asfaltimi do të vazhdojë nga rruga “Driton Islami” drejt rrugës “Vëllezërit Gërvalla”. Njëkohësisht, po punohet intensivisht edhe në segmentin nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” drejt Urës së Madhe, e cila po ashtu është drejt finalizimit.

“Të dashur qytetarë, po angazhohemi që punimet të ecin sipas planit, në mënyrë që ta lehtësojmë sa më shpejt qarkullimin dhe bizneset tona në Ferizaj të kenë një rrugë moderne dhe me cilësi të lartë” citohet në komunikatë Basha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.