KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis ardhja e mërgimtarëve, kolona të gjata në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë

Nis ardhja e mërgimtarëve, kolona të gjata në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë

Me afrimin e sezonit veror dhe pushimeve, mërgimtarët kanë nisur të vijnë drejt Kosovës, ndërsa në pikat kufitare janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Të dielën janë regjistruar pritje të gjata dhe fluks i shtuar në pikën kufitare të Bajakovës, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, si dhe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Pamjet nga kamerat e trafikut tregojnë kolona të gjata automjetesh dhe pritje të shumta në të dyja pikat kufitare, të cilat përdoren nga mijëra bashkatdhetarë që udhëtojnë drejt Kosovës gjatë sezonit veror.

Fluksi i shtuar pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi mijëra bashkatdhetarë nga vendet e Evropës Perëndimore nisen drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre.

KËTU mund ta shikoni live gjendjen në këtë pikë kufitare. /Telegrafi/

telegrafi.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.