KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nikollovski: Do të luftojmë ashpër kundër krimit në Doganë, çdo i dyshuar do të sanksionohet

Nikollovski: Do të luftojmë ashpër kundër krimit në Doganë, çdo i dyshuar do të sanksionohet

Drejtoria Doganore pa të meta dhe ashpër do të luftojë kundër krimit në radhët tona dhe këtë e kemi treguar në këto 26 muaj, theksoi drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me zëvendësdrejtorin e dyshuar të asaj institucioni i cili së fundmi u arrestua për marrje ryshfeti.

Nikollovski paralajmëroi luftë të ashpër dhe sanksionim të të gjithë të punësuarve që do të dyshohen për vepra kriminale.

“Më 14 prill, në ditën e Doganës, në fjalimin tim, dërgova mesazh te të gjithë të punësuarit në Drejtorinë Doganore se pa të meta dhe ashpër do të luftojmë kundër krimit në radhët tona dhe këtë e kemi treguar në këto 26 muaj nga nëpunësit doganorë në shtresat më të ulëta, e ja tani edhe te një nga shtresat më të larta në Doganë. Çdo kush që punon dhe dyshohet se kryen vepra kriminale do të sanksionohet ashpër dhe në këtë kuptim ja ku janë provat. Ne si Drejtori Doganore do të ndërmarrim gjithçka që është e nevojshme dhe në kompetencën tonë, megjithatë këtë procedurë e udhëheq Prokuroria kompetente, policia e kreu arrestimin dhe ne do të presim komunikim dhe do të ndërmarrim masa”, theksoi Nikollovski.

Drejtoria Doganore sot në pikën kufitare Tabanovcë promovoi përfundimin e projekteve të realizuara në kuadër të dokumentit të veprimit “BE kundër krimit të organizuar, me mbështetje për tregtinë”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.