KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Nikolloski-Tiganj: Kroacia mbetet një partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e rrugës evropiane të Maqedonisë

Nikolloski-Tiganj: Kroacia mbetet një partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e rrugës evropiane të Maqedonisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin rajonal dhe integrimin evropian të Maqedonisë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan mundësitë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar si dy vende me marrëdhënie tradicionalisht të mira dhe krijimin e lidhjeve shtesë midis kompanive.

Në fushën e zhvillimit të infrastrukturës, Ministri konfirmoi vendosmërinë e Qeverisë për të zbatuar projekte infrastrukturore, me theks të veçantë në investimet kapitale dhe ndikimin e tyre në zhvillimin rajonal, përmirësimin e lidhshmërisë dhe krijimin e kushteve për rritje ekonomike.

Kroacia mbetet një partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e rrugës evropiane të Maqedonisë, si dhe e proceseve reformuese që po zbatohen në vend.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të promovuar bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë, në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional midis dy vendeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.