KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nikolloski: Të zgjidhet problemi me transportuesit dhe të mundësohet rrjedha e lirë e mallrave

Nikolloski: Të zgjidhet problemi me transportuesit dhe të mundësohet rrjedha e lirë e mallrave

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot, në forumin e biznesit në Odën Ekonomike, dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë se problemi me transportuesit duhet të zgjidhet dhe të mundësohet rrjedha e lirë e mallrave, pa vonesa, pritje dhe pengesa.

Ai gjithashtu theksoi konkurrencën e padrejtë në tenderimin e projekteve të infrastrukturës brenda BE-së.

Ai tha se marrëveshjet më të mëdha i fitojnë kompanitë nga Kina dhe India, në vend të kompanive evropiane.

Nikolloski beson se paratë e taksapaguesve nuk duhet të kullohen jashtë vendit, por, siç tha ai, duhet të qarkullojnë nëpër ekonomi brenda BE-së.

“Mendoj se po flasim për një absurditet. Në shekullin e 21-të, me liberalizime të njohura me një vend kandidat për anëtarësim në BE që ka filluar negociatat, të diskutohet nëse një transportues i Maqedonisë duhet të numërojë ditët, orët dhe minutat kur hipën në një kamion. Nëse kemi konkurrencë të padrejtë nga njëra anë, dhe nuk kemi rrjedhë të lirë të mallrave, atëherë nuk ka kuptim të diskutohet për asgjë. Dhe anasjelltas, nëse i zgjidhim këto dy probleme, atëherë mundësitë janë të mëdha”, shtoi Nikolloski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.