KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Në Komunën e Strumicës, përmes Minsitrisë së Transportit në rrjedhë është realizimi i projekteve infrastrukturore në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takimin me kryetarin e komunës, Petar Jankov, administratën komunale dhe dpeutetët Eli Panova dhe Zhan Dërvoshanov.

Siç kumtoi Ministria e Transportit, në takim është biseduar për planet zhvillimore të komunës dhe për projektet rrjedhëse dhe të ardhshme që realizohen me mbështetje qeveritare.

Nikolloski theksoi se Qeveria vazhdon me investime në infrastrukturën rrugore dhe komunale me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë të qytetarëve dhe nxitje të zhvillimit lokal ekonomik.

Mes projekteve që po realizohen në Strumicë është edhe ndërtimi i sistemit atmosferik të kanalizimit në lagjen Prosenikovo, investim në vlerë prej 46,6 milionë denarëve.

Në takim u bisedua edhe për përgatitjet për realizimin e rrugës së shpejtë Radovish – Strumicë – Novo Sellë, e cila duhet të sigurojë lidhje më të shpejtë me vendkalimin kufitar drejt Bullgarisë.

Nga Ministria e Transportit theksojnë se realizimi i këtyr projekteve është pjesë e aktiviteteve më të gjera për avancim të rrjetit infrastrukturor dhe zhvillimit të barabartë rajonal.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.