KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nikolloski: Në muajt e ardhshëm në autostradën Kërçovë–Ohër do të hapen për qarkullim 10 kilometrat më të komplikuar

Nikolloski: Në muajt e ardhshëm në autostradën Kërçovë–Ohër do të hapen për qarkullim 10 kilometrat më të komplikuar

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha se ndërtimi i autostradës Kërçovë–Ohër po realizohet me dinamikë të përshpejtuar. Dy galeri janë përfunduar plotësisht, ndërsa në të tretën po punohet intensivisht. Në muajt e ardhshëm do të hapen edhe 10 kilometra të tjerë, të cilët janë pjesa më e ndërlikuar e projektit, ku përfshihen tunelet dhe galeritë.

Nikolloski theksoi se tetë galeritë ku po punohet paraqesin një sfidë të madhe inxhinierike. Paralelisht, po punohet edhe në stabilizimin e terrenit, përfundimin e urave dhe dy tubave të tuneleve. Sipas tij, pas disa muajsh ky segment i autostradës do të jetë funksional dhe do të vihet në përdorim.

“Shifrat janë vërtet mbresëlënëse. Vetëm këto tri galeri që janë pas meje kanë gjatësi prej 1 kilometër e 100 metra, ndërsa tunelet do të jenë më të gjatët në Maqedoni – njëri tub me gjatësi 2 kilometra, ndërsa tjetri 2 kilometra e 100 metra. Galeri të këtij lloji për herë të parë po ndërtohen jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjithë rajonin”, tha Nikolloski.

Ai theksoi se ndërtimi i galerive ishte zgjidhja më e mirë për stabilizimin e tokës dhe se në terren po dëshmohet si një zgjidhje efikase. Nikoloski paralajmëroi hapjen së shpejti të segmenteve të reja për qarkullim.

“Ky ishte vendimi më i mençur dhe zgjidhja më e mirë për stabilizimin e terrenit. Për të mbrojtur trasenë dhe për të siguruar vozitje të sigurt, këto vepra inxhinierike që janë pas nesh ishin zgjidhja më e mirë. Ky ishte një projekt i braktisur, një projekt në të cilin askush nuk besonte, por tani shihet fundi. Tashmë kemi 34 kilometra ku qarkullohet, ndërsa në muajt e ardhshëm do të hapim edhe 10 kilometra të tjerë, pjesa më e komplikuar ku përfshihen tunelet dhe galeritë”, deklaroi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.