KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nikki Glaser zbulon kushtet nën të cilat i lejon të dashurit të saj të ketë marrëdhënie me gra të tjera

Nikki Glaser zbulon kushtet nën të cilat i lejon të dashurit të saj të ketë marrëdhënie me gra të tjera

Nikki Glaser ka folur hapur për jetën e saj intime dhe marrëdhënien me partnerin e saj prej shumë vitesh, producentin Chris Convy.

Ajo zbuloi se nuk e ka problem që ai të ketë marrëdhënie me gra të tjera, por vetëm nëse ekziston një kusht i qartë: gratë e tjera duhet ta dinë se ai nuk do ta lërë Nikki-n për to.

Në një intervistë në podcast-in e Gwyneth Paltrow, Glaser tregoi se kjo situatë kishte ndodhur disa herë rreth një vit më parë.

Foto: YouTube

Sipas saj, ideja që partneri i saj mund të pëlqehet edhe nga gra të tjera nuk e bën xheloze, por përkundrazi i krijon një ndjenjë ‘konkurrence’ që e stimulon emocionalisht dhe seksualisht.

Ajo tha me shaka se mendon që partneri i saj është shumë tërheqës dhe nuk e ka problem që edhe të tjerat ta vënë re këtë.

Komediania e ka quajtur këtë preferencë, një fetish apo dinamikë marrëdhënieje ku një person eksitohet nga ideja që partneri i tij është i dëshiruar ose intim me të tjerë.

Megjithatë, theksoi se kjo nuk është një marrëdhënie e hapur në të dy drejtimet.

– YouTube www.youtube.com

Në podcast-in “Call Her Daddy” me Alex Cooper, Nikki tha se vetë nuk ka interes për aventura ose lidhje të rastësishme ndërsa është në një lidhje serioze.

Nikki është e njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe pa tabu në intervista dhe në komedi, ku shpesh flet hapur për seksin, marrëdhëniet dhe jetën personale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.