KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nicole Kidman emocionon me dedikimin për ish-bashkëshortin në Ditën e Babait – publikon foto të rralla me vajzat

Nicole Kidman emocionon me dedikimin për ish-bashkëshortin në Ditën e Babait – publikon foto të rralla me vajzat

Nicole Kidman shënoi Ditën e Babait me një dedikim të veçantë për ish-bashkëshortin Keith Urban.

Aktorja publikoi në Instagram disa fotografi nga koha kur ishin të martuar, ku në njërën prej tyre Urban shihet duke mbajtur në shpinë dy vajzat e tyre, Sunday Rose dhe Faith Margaret.

Krahas imazheve, ajo uroi të gjithë baballarët me rastin e kësaj dite.Kidman dhe Urban u martuan në vitin 2006 dhe kanë dy vajza së bashku.

Foto: Instagram

Çifti konfirmoi ndarjen në shtator të vitit 2025, duke i dhënë fund martesës së tyre pas 19 vitesh.

Me këtë rast, aktorja bëri edhe një dedikim për babanë e saj të ndjerë, Antony Kidman, duke ndarë një fotografi bardh e zi nga fëmijëria, ku ai e mban në krahë.

Nicole ka folur shpesh për lidhjen e ngushtë që kishte me prindërit dhe ka pranuar se humbjet familjare vazhdojnë ta prekin thellë.

Në një intervistë të mëparshme për GQ, ajo kishte deklaruar se jeta është një udhëtim që bëhet më i vështirë me kalimin e viteve dhe se ende zgjohet shpesh me lot për shkak të dhimbjes së humbjeve që ka përjetuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.