Donald Trump po nënshkruan publikisht një urdhër ekzekutiv në lidhje me informatikën kuantike në Zyrën Ovale për momentin.
Në fillim, ai ka bërë disa vërejtje në lidhje me Iranin, duke përsëritur se Ngushtica e Hormuzit është “plotësisht e hapur”.
Ai shtoi se SHBA-të po “po ecin shumë mirë” në ngushticë, transmeton Telegrafi.
Trump pretendoi se ajo u rihap të premten, me trafikun që u rrit të shtunën ndërsa 26 anije kaluan nëpër të.
Por kjo shifër ra në pesë dje (megjithëse disa anije mund të kenë fikur transponderët e tyre dhe nuk janë parë nga vëzhguesit), pasi Irani pretendoi se e kishte mbyllur përsëri rrugën ujore. /Telegrafi/
