KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ngjyra kafe po rikthehet në interier: Me çfarë ta kombinoni që shtëpia të duket më elegante?

Ngjyra kafe po rikthehet në interier: Me çfarë ta kombinoni që shtëpia të duket më elegante?

Nga tonet krem te bluja intensive dhe jeshilja, kombinimet e duhura mund t’i japin shtëpisë ngrohtësi, karakter dhe një pamje të sofistikuar. Por cilat zgjedhje duhen shmangur?

Me rikthimin e estetikës së viteve ’70 dhe afrimin e ditëve më të ftohta, ngjyra kafe po fiton sërish një vend të rëndësishëm në dizajnin e interierit. Dikur e konsideruar disi të vjetruar, sot ajo po shihet me një sy tjetër, falë nuancave të pasura dhe mundësive të shumta të kombinimit.

Nga ngjyra e çokollatës së zezë te tonet e buta të karameles, kafeja ka aftësinë t’i japë hapësirës ngrohtësi, qetësi dhe elegancë. Ajo përshtatet natyrshëm me interierët neutralë, sidomos me të bardhën dhe grinë perla, por mund të krijojë kombinime edhe më interesante me ngjyra të tjera.

Gjithçka varet nga nuanca që zgjidhni dhe mënyra se si e përfshini në hapësirë.

Ngjyra kafe i adhuron kontrastet

Një nga përparësitë më të mëdha të kafesë është larmia e nuancave të saj. Pikërisht kjo e bën të lehtë kombinimin si me ngjyra të ngrohta, ashtu edhe me ato të ftohta.

Veçanërisht tërheqëse është ndërthurja e kafesë me jeshilen dhe të kuqen. Kjo paletë, e frymëzuar nga natyra dhe ngjyrat e vjeshtës, sjell gjallëri dhe një elegancë karakteristike britanike.

Kafja e errët, e kombinuar me jeshilen e thellë, krijon një atmosferë të rafinuar, sidomos në ambiente ku mbizotërojnë druri dhe materialet natyrore.

Për një pamje më luksoze, mund ta kombinoni me të zezën. Ndërsa tonet bezhë dhe krem krijojnë një atmosferë më të qetë, të ndriçuar dhe të frymëzuar nga stili skandinav.

Kafja harmonizohet bukur edhe me të verdhën dhe portokallinë, por nuk kufizohet vetëm te ngjyrat e ngrohta.

Një ndër kombinimet më interesante është ai me blunë. Veçanërisht bluja Klein, një nuancë intensive dhe energjike, po përdoret gjithnjë e më shumë në interierët bashkëkohorë.

Një divan kafe pranë një kolltuku blu ose disa detaje dekorative në këtë ngjyrë mund të krijojnë një kontrast elegant, pa e ngarkuar hapësirën.

Në cilat ambiente të shtëpisë përshtatet më mirë?

Lajmi i mirë është se ngjyra kafe mund të përdoret pothuajse në çdo ambient të shtëpisë.

Ajo lidhet me stabilitetin, sigurinë dhe qetësinë, ndaj është veçanërisht e përshtatshme për hapësirat ku dëshirojmë të krijojmë një atmosferë të ngrohtë dhe çlodhëse.

Në dhomën e ndenjjes, një mur në ngjyrë kafe mund t’i japë ambientit thellësi dhe elegancë, sidomos kur kombinohet me mobilie të çelëta dhe ndriçim të ngrohtë.

Në dhomën e gjumit, nuancat më të buta krijojnë ndjesinë e rehatisë dhe mund të kombinohen me tekstile natyrore, perde të lehta dhe mobilie prej druri.

Megjithatë, duhet treguar kujdes me tonet shumë të errëta në dhoma të vogla ose korridore të ngushta, sepse ato mund ta bëjnë hapësirën të duket edhe më e vogël.

Nëse nuk jeni të gatshëm të lyeni muret, filloni me detaje të vogla.

Jastëkët dekorativë, perdet, mbulesat e shtratit, qilimat, vazot dhe mbajtëset e qirinjve janë mënyra të thjeshta për ta përfshirë këtë ngjyrë në shtëpi.

Më vonë mund të zgjidhni një divan kafe ose një kolltuk që shndërrohet në elementin kryesor të ambientit.

Megjithatë, ekziston një kufi i hollë mes elegancës klasike dhe një interieri që duket i vjetruar.

Mobiliet me forma tradicionale, të kombinuara me lëkurë të errët dhe shumë dru, mund ta rëndojnë pamjen nëse nuk krijohet ekuilibër me elemente bashkëkohore.

Por nëse ju pëlqen estetika vintage, e frymëzuar nga seriali Mad Men, një tavolinë pune prej druri të errët ose një bibliotekë modulare mund të jetë zgjedhje shumë elegante.

Në fund, forca e ngjyrës kafe qëndron te natyrshmëria e saj. E kombinuar me nuancat, materialet dhe ndriçimin e duhur, ajo mund ta bëjë shtëpinë më mikpritëse, të ngrohtë dhe të sofistikuar, pa pasur nevojë për ndryshime të mëdha. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.