Afaristi Petrit Kllokoqi ka arritur të ngjitet në majën më të lartë në botë, Mount Everest, duke valëvitur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kllokoqi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë momentin historik të arritjes në majë me mbishkrimin: “Lot gëzimi për vendin tem”.
Ai më herët kishte folur për përgatitjet dhe vështirësitë gjatë ekspeditës, duke theksuar se kishte humbur peshë gjatë ngjitjes, ndërsa sfida finale, e njohur si “summit push”, kishte qenë pjesa më e vështirë e rrugëtimit drejt majës.
Ngjitja në Mount Everest konsiderohet një nga arritjet më të mëdha në alpinizmin botëror dhe përbën një sukses të rëndësishëm për ekspeditat nga rajoni. /Telegrafi/