KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga Turqia në Prizren, zëvendësministri Özel njihet me sukseset e nxënësve të Maarif

Nga Turqia në Prizren, zëvendësministri Özel njihet me sukseset e nxënësve të Maarif

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, H. Ali Özel, viziton Kampusin e Prizrenit të Shkollave Ndërkombëtare Maarif të Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Anëtari i Bordit të Drejtues të Fondacionit Turk Maarif, z. H. Ali Özel, së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, Ambasadorin z. M. Babür Hızlan, dhe Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Prizren, z. Fatih Topçu, vizituan Kampusin e Prizrenit të Shkollave Ndërkombëtare Maarif të Kosovës.

Delegacioni u prit nga Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, i cili i informoi të pranishmit rreth aktiviteteve arsimore të shkollës, punës akademike dhe mundësive që u ofrohen nxënësve.

Gjatë vizitës, zëvendësministri H. Ali Özel u takua gjithashtu me mësimdhënësit dhe nxënësit, duke pasur mundësinë të njihej nga afër me mjedisin dhe aktivitetet edukative të shkollës.

Me këtë rast, nxënësi ynë Vehbi Terzi, fitues i vendit të parë në edicionin e 8-të të Konkursit të Shkencës dhe Kulturës së Botës Turke, të organizuar në Gaziantep të Turqisë, ku morën pjesë 1.000 projekte nga 23 shtete, prezantoi para Zëvendësministrit H. Ali Özel projektin e tij fitues.

Kjo vizitë rikonfirmoi rëndësinë e veprimtarisë arsimore të Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, si dhe të bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në fushën e arsimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.