Java e Modës në New York për sezonin pranverë/verë 2027 solli një qasje më lozonjare ndaj veshjes, me stilistët që eksperimentuan me ngjyra, printime dhe detaje të theksuara.
Në pasarela u panë silueta të frymëzuara nga vitet e 60-ta, rripa prej shalli, thekë dhe elemente të ekzagjeruara që i dhanë veshjeve më shumë lëvizje.
Një nga tendencat më të spikatura ishte rikthimi i stilit “mod”, me fustane mini, forma të thjeshta dhe kombinime të forta ngjyrash.
Mini Mod
Carolina Herrera, Michael Kors dhe LII sollën silueta që kujtojnë estetikën e viteve të 60-ta, ndërsa ngjyrat e ndezura dhe panelet me kontrast i dhanë pamjeve një karakter më modern.
Në fokus ishin edhe aksesorët e lidhur rreth belit. Kummerbandët u shfaqën si një alternativë interesante ndaj rripave tradicionalë, ndërsa rripat prej shalli sollën një pamje më të lirshme dhe boheme.
Tied Up
Ky detaj u pa në koleksionet e Zankov dhe Ralph Lauren, duke i dhënë lëvizje edhe veshjeve më elegante.
Thekët ishin një tjetër element i rëndësishëm i sezonit. Ata u shfaqën në fustane, bluza dhe funde, duke krijuar një efekt dinamik gjatë lëvizjes.
Kallmeyer, Simkhai, TWP dhe Monse i përdorën thekët si detaj dekorativ, por edhe si mënyrë për t’i dhënë më shumë jetë siluetave.
Loose Ends
Edhe detajet klasike morën një trajtim të ri. Manshetat e mëdha të këmishave u kthyen në një element të dukshëm të veshjes, ndërsa printet u përdorën pa kursim.
Nga printet animalier të kombinuara me njëra-tjetrën te vijat me ngjyra të ndezura, koleksionet e Proenza Schouler, Diane von Furstenberg dhe Tory Burch treguan se pranvera 2027 do të jetë një sezon për të eksperimentuar më shumë me veshjen. /Telegrafi/
Cuff Drama
Printmaxxing