KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga Pashtriku ndizet “Zjarri i Lirisë” – mesazhi i prerë: Liri për çlirimtarët, asgjë tjetër

Nga Pashtriku ndizet “Zjarri i Lirisë” – mesazhi i prerë: Liri për çlirimtarët, asgjë tjetër

Në Landovicë, në Zonën Operative të Pashtrikut, është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, komandantë, veteranë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe qytetarë janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre të mbështetjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Nga Zona Operative e Pashtrikut është kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët në Hagë, duke ritheksuar besimin në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe në sakrificën mbi të cilën u ndërtua liria e Kosovës.

Mesazhi nga Landovica ishte i qartë: historia e UÇK-së, sakrifica e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e lirisë nuk harrohen dhe nuk lihen vetëm.

“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar luftëtarët dhe qytetarët rreth të njëjtit mesazh: kujtesë, drejtësi dhe mbështetje për çlirimtarët. Nga Pashtriku, pranë varreve të atyre që dhanë jetën për lirinë, përcillet edhe një herë zotimi se çlirimtarët nuk janë vetëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.