KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nga kamionët e mbeturinave te eskavatori, Podujeva zgjeron flotën

Nga kamionët e mbeturinave te eskavatori, Podujeva zgjeron flotën

Komuna e Podujevës ka nisur përforcimin e flotës së automjeteve për menaxhimin e mbeturinave, me arritjen e katër kamionëve për grumbullimin e mbeturinave dhe një kamionete.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka njoftuar se në ditët në vijim pritet të arrijnë edhe automjetet dhe makineritë e tjera.

Sipas Bulliqit, në kuadër të këtij investimi, flota do të pasurohet gjithsej me gjashtë kamionë për grumbullimin e mbeturinave, një kamion të madh ngarkues, një eskavator të madh (skip) dhe një kamionetë.

Ky investim, sipas kryetarit të Podujevës, synon rritjen e kapaciteteve operative dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

“Ky investim synon rritjen e kapaciteteve operative, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka theksuar se përmes pajisjes me automjete dhe makineri të reja synohet të krijohen kapacitete më të mëdha për menaxhimin e mbeturinave në komunë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.