Kevin Low Hansvoll, 21-vjeçari nga Norvegjia, po e ndjek ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist, ndërsa aktualisht luan te KF Trepça në Kosovë.
Rrugëtimi i tij mori një kthesë të papritur në Bali, ku siguroi mundësinë për të luajtur në Australi. Më pas provoi veten te Santa Clara U23 në Portugali dhe zhvilloi një stërvitje edhe me Vålerengan.
Tani, Hansvoll luan me marrëveshje amatore te Trepça, pa pagë, në këmbim të akomodimit dhe ushqimit. Ai shpreson që paraqitjet në Kosovë t’i hapin rrugën drejt një kontrate profesionale.
Burimi: klankosova.tv ↗

