KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nga Gjermania në Kosovë për biznes – Krasniqi flet për qasjen e re të investitorëve të diasporës

Nga Gjermania në Kosovë për biznes – Krasniqi flet për qasjen e re të investitorëve të diasporës

Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Zenun Krasniqi, thotë se investimet e diasporës në Kosovë po marrin një drejtim të ri, nga bizneset e mbështetura kryesisht te lidhjet familjare, drejt partneriteteve që krijohen mbi bazën e interesit ekonomik.

Në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, Krasniqi theksoi se diaspora ka nisur të investojë në Kosovë prej kohësh, ndërsa me kalimin e viteve ka ndryshuar edhe mënyra e bashkëpunimit.

“Diaspora ka filluar moti të investojë, ka shumë kohë që ka investuar në Kosovë. Ndoshta një gabim ose një mënyrë e investimit në fillim ka qenë më shumë në anën familjare”, tha Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, sot ka kompani shqiptare nga Gjermania që kanë investuar në Kosovë dhe kanë ndërtuar bashkëpunime me partnerë që nuk i kanë njohur më parë.

“Ka kompani shqiptare të Gjermanisë që kanë investuar në Kosovë, që kanë partnerë që nuk i kanë njohur, mirëpo interesat ekonomike i kanë lidhur mes vete”, u shpreh ai.

– YouTube www.youtube.com

Krasniqi vlerësoi se Kosova ofron kushte tërheqëse për investitorët e jashtëm, duke veçuar tatimin në fitim. Megjithatë, sipas tij, nevojitet më shumë punë nga institucionet për përmirësimin e infrastrukturës që u shërben investimeve.

“Tatimi në fitim është shumë atraktiv. Ka shumë gjëra që janë atraktive në Kosovë për të investuar. Por ne duhet ende të punojmë, shteti duhet të punojë në infrastrukturën për investime, për investime të huaja”, theksoi Krasniqi.

Ai nënvizoi se përmirësimet në këtë drejtim varen nga angazhimi i shtetit, krahas interesimit dhe iniciativave të sipërmarrësve të diasporës. /Telegrafi/.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.