KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara

Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Sipas Doganës, zyrtarët kanë kryer kontrolle të detajuara të autobusëve që hynin në territorin e Kosovës, me ç’rast kanë kontrolluar edhe një autobus që qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë.

Gjatë kontrollit, paratë janë gjetur të fshehura në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.

“Mjetet monetare janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar udhëtarët se bartja e shumave të parave përtej kufirit duhet të deklarohet, në përputhje me kërkesat ligjore.

Ndërkohë, sipas njoftimit, kontrollet e shtuara në pikat kufitare do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.