Creative Hub po fillon grupet e vjeshtës për gjashtë akademi që u mundësojnë profesionistëve të zhvillojnë aftësi të reja dhe të orientohen drejt karrierave në teknologji dhe inteligjencë artificiale.
Creative Hub Kosovo ka hapur regjistrimet për akademitë e vjeshtës, të dedikuara për profesionistët që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi të reja dhe të orientohen drejt sektorit të teknologjisë. Gjashtë programet e ofruara janë: Digital Marketing, Full-stack Development, Data Science & Analytics, Data Engineering, Cloud & AI, Human Resources dhe Product & Project Management.
Programet janë të dizajnuara për persona nga fusha të ndryshme profesionale, përfshirë administratën, shitjet, juridikun dhe sektorë të tjerë, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të re pa pasur nevojë për përvojë paraprake teknike.
Ndërsa teknologjia dhe inteligjenca artificiale po transformojnë mënyrën se si funksionojnë bizneset, aftësitë digjitale po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në tregun e punës. Për shumë profesionistë, kjo krijon mundësi për të zgjeruar perspektivat e tyre të karrierës, për të fituar kompetenca të reja dhe për t’u përshtatur me kërkesat e reja të industrisë.
Mësim praktik, i përshtatur për profesionistët që punojnë
Akademitë e Creative Hub kombinojnë njohuritë teorike me projekte praktike, të orientuara drejt situatave dhe sfidave reale të biznesit. Studentët punojnë në projekte që mund t’i përfshijnë në portfolion e tyre profesional dhe zhvillojnë aftësi që mund t’i përdorin në proceset e ardhshme të punësimit.
Inteligjenca artificiale është pjesë e qasjes mësimore në programet përkatëse, duke u mundësuar studentëve të njihen me mjete dhe procese që përdoren gjithnjë e më shumë në industrinë e sotme.
Një nga veçoritë kryesore të programeve është se nuk kërkohet përvojë paraprake në kodim apo në fusha të tjera teknike. Kjo u krijon mundësi edhe personave që vijnë nga profesione të ndryshme të fillojnë të ndërtojnë një bazë të re njohurish.
Duke pasur parasysh se shumë studentë vazhdojnë të punojnë gjatë studimeve, programet janë të organizuara me orare fleksibile, përfshirë ligjërata në mbrëmje dhe online. Ligjëratat interaktive live plotësohen me materiale të regjistruara, të cilat mund të shfrytëzohen për përsëritjen e mësimeve dhe punën në projekte.
Mbështetje përtej përfundimit të akademisë
Përveç zhvillimit të aftësive profesionale, Creative Hub e vendos përgatitjen për tregun e punës në qendër të përvojës mësimore. Studentët punojnë në portfolion e tyre, përgatiten për intervista dhe marrin mbështetje për hapat e ardhshëm të karrierës.
Institucioni ofron programe profesionale në kuadër të licencimit të tij në Shtetet e Bashkuara, duke u mundësuar studentëve të ndjekin një rrugë mësimore me perspektivë ndërkombëtare.
Ligjëratat udhëhiqen nga profesionistë me përvojë praktike në fushat përkatëse, të cilët sjellin në klasë njohuri dhe shembuj nga puna e përditshme në industri.
“E dimë që ndryshimi i karrierës është një vendim i rëndësishëm, që kërkon kohë, përkushtim dhe besim në vetvete. Prandaj, synimi ynë nuk është vetëm që studentët ta përfundojnë akademinë, por edhe që të jenë të përgatitur për mundësitë e ardhshme profesionale. Përmes projekteve praktike, portfolios dhe përgatitjes për intervista, ne i ndihmojmë të ndërmarrin hapa konkretë drejt karrierës që dëshirojnë”, thotë Arlinda Kaloshi, Head of Growth & Marketing në Creative Hub Kosovo.
Grupet kanë vetëm edhe disa vende të fundit të lira
Për kandidatët që dëshirojnë të fillojnë një rrugëtim të ri profesional, Creative Hub Kosovo ofron mundësinë e konsultimit individual për të identifikuar programin që përputhet më së miri me interesat dhe objektivat e tyre të karrierës.
Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë creativehubkos.com ose të telefonojnë në numrat +383 49 334 437 ose +383 49 334 438 për të mësuar më shumë rreth akademive, për të aplikuar ose për të rezervuar një konsultim individual falas.

