KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga 5 tetori nisin punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Gjilan–Prishtinë

Nga 5 tetori nisin punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Gjilan–Prishtinë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se nga 5 tetori do të nisin punimet në segmentin e hyrjes së rrugës Gjilan–Prishtinë, në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës N25.2, segmenti Bresalc–Gjilan (Hyrja Gjilan)”.

Sipas njoftimit, punimet pritet të zgjasin rreth dy muaj, ndërsa kohëzgjatja mund të ndryshojë varësisht nga dinamika e realizimit të projektit.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë kufizime në qarkullim, si dhe në qasjen e banorëve dhe bizneseve në këtë zonë.

Për të shmangur pengesat në komunikacion, qytetarëve u është rekomanduar të përdorin rrugët alternative “Pajazit Ahmeti”, në drejtim të rrethit “28 Nëntori”, si dhe rrugën “15 Qershori”, në drejtim të rrugëve “Haki Myderizi” dhe “NATO 99”.

Nga Komuna e Gjilanit kanë kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë zhvillimit të punimeve, duke i bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm dhe udhëzimet e vendosura në terren. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.