KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Neymar: “Santosi është Inter Miami i Brazilit”

Neymar: “Santosi është Inter Miami i Brazilit”

Neymar ka bërë shaka në rrjetet sociale pas fitores së Santosit ndaj Fluminenses me rezultat 2-1, duke e krahasuar skuadrën e tij me Inter Miamin e Lionel Messit.

Sulmuesi brazilian publikoi një fotografi me Gabigol, Philippe Coutinhon, Everton Cebolinhën dhe Rodinein, duke shkruar: “Inter Miami i Brazilit”. Ai gjithashtu i etiketoi Messin dhe David Beckhamin në postimin e tij.

Krahasimi lidhet me emrat e njohur në të dyja skuadrat. Inter Miami ka yje si Messi dhe Luis Suárez, ndërsa Santosi është përforcuar me futbollistë të njohur si Gabigol dhe Coutinho.

Fitorja ndaj Fluminenses e ka ngjitur Santosin në vendin e tetë në kampionatin brazilian, me 45 pikë. Neymar, ndërkohë, po synon ta udhëheqë skuadrën drejt një përfundimi sa më të mirë të sezonit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.