Neymar është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen Santos – Bahia, pas një debati me Rodrigo Nestorin, ndërsa më pas tentoi të përballej fizikisht me mesfushorin kundërshtar.
Sulmuesi brazilian u ndëshkua pasi gjatë debatit foli me dorën para gojës.
Pas shqyrtimit të pamjeve nga VAR-i, gjyqtari vendosi ta përjashtonte, sipas rregullit të njohur si “Ligji Vinicius Jr.”, që synon të parandalojë fyerjet dhe abuzimet e fshehura gjatë përballjeve mes lojtarëve.
I revoltuar, Neymar tentoi t’i afrohej Nestorit, por bashkëlojtarët e ndalën që situata të mos përshkallëzohej.
Bahia kaloi në epërsi me Luciano Jubën, por Santosi barazoi në minutat shtesë me Luan Peresin, duke e mbyllur ndeshjen 1-1.
Për shkak të kartonëve, Neymar do t’i mungojë Santosit në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Palmeirasit dhe Red Bull Bragantinos. /Zëri

